20 Nëntor 1943! Thirret Kuvendi i I-rë i krijimit të Legalitetit, kjo si domosdoshmëri kombëtare.
20 Nentor 1943!
Thirret Kuvendi i I-rë i krijimit të Legalitetit, kjo si domosdoshmëri kombëtare.
Kur fatet e Atdheut vihen në rrëzik zogistët kurrë nuk mund të qëndrojnë në heshtje…
“Atdheu mbi të gjitha”

Konferenca e Labinotit mbajtur kjo më 4 Shtator 1943, kishte prishur zyrtarisht Marrëveshjen e Mukjes, duke ju shpallur luftë të hapur nacionaliste e duke krijuar turbullira për vazhdimin e luftës.
Më 19 Nëntor të vitit 1943, zogistët nëpërmjet një trakti të posaqëm, me anë të Abaz Kupit, i’u drejtuam KNÇ ku kërkohej një pozicionim i qartë i tyre ndaj luftës së përbashkët kundër okupatorit,
Kjo thirrje mbeti gjithmonë pa përgjigje
Në këto rrethana, zogistët që interesin kombëtarë e kishin mbi gjithçka duke parë se përpjekjet për bashkimin e të gjitha palëve dështuan, me 20 Nëntor 1943 thirrën Kuvendin e I të tyre në Zall-Herr të Tiranës.

Tashmë do të i hapej rruga krijimit të një formacion të ri politiko-ushtarak kombëtar që e kishte zanafillën e vet me “Triumfin e Legalitetit” më 24 Dhjetor 1924, formacion i cili veç të tjerash kishte dy qëllime kryesore.
-Çlirimin e të gjithë trojeve etnike shqiptare dhe
-Rikthimin e Mbretit Zog në fronin legjitim të Tij.
“ATDHEU MBI TË GJITHA”


Total 0 Votes
0
0