SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Mbappe: Kisha 25 minuta që studioja portierin, s’e kuptova kurrë

“Gjelat”, shpartalluan kundërshtarin duke regjistruar edhe triumfin më të thellë në historinë e tyre pas atij të regjistruar ndaj Azerbajxhanit me shifrat 10-0 në vitin 1996. Në festivalin e golave nuk mund të mungonte Kylian Mbappe, me sulmuesin e Paris Saint-Germain që realizoi një tregolësh.

Por, një prej golave spikati më shumë se të tjerët duke qenë se u realizuar thuajse nga gjysmëfusha. Pas sfidës, Mbappe zbuloi se gjatë ndeshjes e kishte studiuar portierin kundërshtarin duke e parë që qëndronte shumë larg kuadratit.

“Goli nga mesfushë? Epo, ka të bëjë talenti. Kisha rreth 202 apo 25 minuta që studioja portierin kundërshtar dhe pashë që ai qëndronte shumë larg kuadratit. Nuk e kuptova kurrë se pse e kishte marrë këtë vendim. Në momentin që më erdhi topi e godita me instikt. Ne kërkuam që të thyenim rekordin e regjistruar ndaj Azerbajxhanit dhe prandaj nuk e ulëm ritmin. Zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer dhe unë dua gjithnjë të shfaqem vendimtar për klubin dhe kombëtaren”, u shpreh Mbappe./ SuperSport
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?