Salianji: Kuvendi i Bashës sot, njësoj si asambleja e PS të hënën

Politike

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar sot për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur nga Lulzim Basha.

Sipas tij mbledhja e sotme, njësoj si Asambleja e PS-së e paralajmëruar për të hënën, kanë të njëjtin qëllim, ruajtjen e status-quo politike në vend.

“Sesioni i ri po nis me dy levizje për ruajtjen e status-quo politike, të dyja lëvizjet për mosndryshim duke demtuar interesat e qytetarëve!

Eventet e organizuara nga formacione proqeveritare dhe anti opozitë si kjo sot apo Asambleja e datës 4 kanë të njejten valencë dhe të njëjtat qëllime! Opozita e ka domosdoshmeri koordinimin,  bashkimin, ristrukturimin dhe rikonceptimim e saj! Jam i bindur që do ta realizojë si domosdoshmëri për Shqipërinë!”, shkruan Salianji.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?