Më puth si dikur!
Lodhe etjen time,
digje mishin tim,
behu mbajtje e pritjeve.
Per shume kohe
jam dehur me mungesen time,
duke e kujtuar qetesi.
Tani me rri mbi trup nga gishtat e tu,
sepse eshte e pamundur
te te prekesh ose te te kesh
pa te perkitur gjithmone,
mbi te gjitha,
sonte…
Me puth,
Me digj,
Me zhduk.
Sonte ne heshtjen e mishit
dhe jetes,
cdo perqafim krijon dhoma ekstazash,
intesitetesh intime,
si atehere kur mbeshtesje gojen tende mbi timen
dhe me sheroje cdo plage,
si atehere kur me ty cdo here
ishte hera e pare e cdo gjeje,
kur luanim dhe i qeshnim jetes
pa imagjinuar se jeta me pas
do te kishte qeshur fort me ne…
duke na ndare.
Arome lulesh pranvere qe te cmend
Eshte me e paketa qe,leshojne floket e tua
Bilbilat s’maten me zerin tend
Te vdes mes flokesh,ne timbrin e zerit,lus dhe dua!
Ne petale manushaqesh mbeshteta gjumin tim
sic mbeshtet femija qerpikun tek gjiri
dhe gjumi endrrat mi zgjon
sic zgjohet bilbili nga agimi
Kur jam gjetur ne rruget pa rrugedalje
koken time kam futur ne gjoksin tend
kam ndier ne gjak puthjet qe me fale
peshperimen tende,qe ngjante si nje kenge!
Buzet mi jep,mi jep vertete
pishman s’do behesh,besome ta dish?
e c’mund te kerkosh me shume nga kjo jete?
te ikesh nga ty,apo mbi buze te rrish?
Ndaj hiqi syzet,shpirtin ta shoh
e mos me lodh,se s’ke asnje te drejte
fshihu sa te duash ne kete kohe
kjo kohe te nxjerr,sic je ne te vertete!
Duart e saj ne floket e mia,
Puhize pranvere e mbushur me freski!
Nje burim qe rrjedh, gurgullon fantazia,
Dashuri e saj, me e pastra dashuri.
Krahet e saj sa bota e gjere.
Embel me shtergonin, mbanin ne gji.
Aroma e flokeve, plantacion i tere,
Me lulet me te bukura qe ka ne Gjithesi.
Kjo puthje e saj m’u fut thelle ne shpirt,
Dhe, Ju, e dini sa lart te larteson,
Kjo puthje e saj shkendijen ndezi drite,
Sikur u ndezen mijera neone.
U struka ne gjoksin e saj, si zog,
Fryme e nxehte, e zemres qe troket,
Ne sy i’a shikoja te pastrin lot,
Te paster si rubin, te thelle sa nje det.
Me puthte ne sy, ne gushe, ne floke.
Ne duar, ne gishta, ne thonj, kudo.
Une isha per te me i bukuri ne bote,
Per mua s’kish me te bukur se, Ajo.
Duart e saj ne floket e mia,
Puhize pranvere e mbushur me freski…
Total 0 Votes
0
0