Aktualitet

Balluku në Dibër, inspekton punimet në Rrugën e Arbrit

KAON

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zbritur në terren për të inspektuar punimet në segmentin rrugor Maqellarë-Peshkopi, vazhdim i Rrugës së Arbrit.

Mund të jetë një imazh i rrugë

Balluku bëri me dije se të gjithë dibranët dhe vizitorët shumë shpejt do të kenë një rrugë me kushte të përmirësuara, të kategorise C2.

Ajo dha lajmin e mirë për shkurtimin e distancës, pasi nga 11 kilometra që sot lidhet Maqellara me Peshkopinë, kjo distancë do të shkojë në 9 kilometra.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti që thotë "A"

“Ky është kantieri Maqellarë–Peshkopi dhe sot po lexoja që ecuria e punimeve është 5.4% pasi sapo ka filluar. Mendoj se me këtë ritëm që shoh do ta kemi shume shpejt veprën. Vazhdim i rrugës së Arbrit, një vepër që pritet nga të gjithë dibranët, por edhe nga të gjithë vizitorët, të cilët kanë qenë të shumtë këtë vit dhe që unë do të thoja do të jetë jo vetëm një rrugë me kushte të përmirësuara që është një kategori C2 e përmirësuar, por nga ana tjetër do të kemi edhe një shkurtim të kilometrave.

Mund të jetë një imazh i teksti

Pra nga 11 kilometra që sot lidhet Maqellara me Peshkopinë, ne do të shkojmë diku tek 9 apo ca më pak 8.54 kilometra. Projekti është 8.54 kilometra, 2.4 kilometra më i shkurtër se rruga ekzistuese. Cilësia do të jetë një cilësi C2. Sigurisht ajo çka ne synojmë është që të kemi një shpejtësi në zonat e pabanuara rreth 60 kilometra në orë, ndërkohë që zonat e banuara ashtu si kudo 30 kilometra në orë.”, tha Balluku.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?