SPRINT NEWS ALBANIA

Sport

Neymar mund të largohet nga PSG

Si një rrufe në qiell të hapur, L’Equipe hodhi bombën dje: Neymar dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain dhe ia komunikoi këtë klubit. Pavarësisht mohimeve të zakonshme, braziliani duket i destinuar t’u thotë lamtumirë parisienëve në një verë plot revolucion në PSG, me lamtumirën e Messit, por edhe largimet e mundshme të Mbappes dhe të O’Ney, i cili ëndërron Barcelonën, por nuk ka gjasa që ai të kthehet te katalanasit.

Sipas asaj që shkruan RMC Sport, klubi që mund të afrojë lojtarin është Chelsea, i cili po studion një formulë për të përmbushur kërkesat e PSG-së dhe mbi të gjitha po studion pagën e yllit brazilian, lojtar që fiton mjaft shumë. Pas një merkatoje tjetër të çmendur, Blutë e Londrës tani po synojnë edhe Neymar-in.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?