SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetRajoni

Ndalohet në Kakavijë shtetasi kroat, dyshohet se vrau tifozin grek në Athinë

Një shtetas kroat, Domagoj Pezer  është arrestuar në kufirin e Kakavijës ku po udhëtonte me një autobus të linjave të Shqipërisë. Policia greke ndaloi një autobus të linjës Athinë-Tiranë, ku u gjet dhe 19-vjeçari nga Kroacia i cili është i dyshuar për vrasjen e 29-vjeçarit grek, Michalis Katsouris ditën e djeshme pas përleshjes së tifozëve të AEK dhe Dinamo Zagreb.

© Foto e marrë nga top-channel.tv

 Domagoj Pezer
Domagoj Pezer

Ai është vënë në pranga autoritetet greke dhe është dërguar në drejtorinë e Policisë së Janinës. Gjithashtu, shtatë shtetas të tjerë kroatë janë arrestuar në kufirin e Maqedonisë së Veriut. Policia ka gjetur në makinën e tyre armë të ftohta dhe rezultoi se ishin tifozë të Dinamo Zagreb.

Mbrëmjen e djeshme kanë ndodhur trazira të mëdha mes tifozëve të AEK dhe Dinamo Zagreb. Dy ekipet do të zhvillonin mes tyre sfidën e turit të tretë të Champions League, por duket se veç për lojë nuk u bëhet fjalë. Kjo përballe do të luhej në mbrëmje në orën 20:45.

Para kësaj sfide tifozët janë përleshur mes tyre, ku një 29-vjeçar Michalis Katsouris, tifoz i AEK-u ka ndërruar jetë. Sipas mediave greke Gazzetta dhe Sport2 tifozi është goditur me thikë dhe pavarësisht ndërhyrjes së ambulancës dhe mjekëve nuk ia doli të jetonte.

Tetë persona të tjerë u plagosën nga incidentet e dhunshme, mes tyre një 17-vjeçar. Në veçanti, tre grekë dhe pesë kroatë janë shtruar në spital. Sipas informacioneve, janë bërë 96 arrestime dhe të arrestuarit janë dërguar në GADA, mes të arrestuarve ka qenë dhe një shqiptar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?