Këlliçi: Rindërtimi në Kombinat vjedhje me 3 turne

Aktualitet

Rindërtimi në Kombinat vjedhje me 3 turne

Asnjë familje nga Kombinati që është prekur nga tërmeti, nuk ka përfituar strehim nga rindërtimi. Madje shorti për familjet e para që do të hynin në “apartamentet e reja” nuk është hedhur ende.

Më poshtë gjeni mashtrimet publike të kryebashkiakut në ikje dhe ish ministrit për rindërtimin. Vjedhje me 3 turne.

Korrik 2020
Erion Veliaj:
“Ky projekt përfshin 1.5 milionë metra katrorë ndërtim. Është ndoshta ndërtimi më ambicioz i 100 viteve të Tiranës kryeqytet, ku do të akomodojë 21.534 njerëz. Ata që do të marrin shtëpitë e para janë vetëm 1/3 e një lagjeje, që potencialisht do të shkojë deri në 21 mijë banorë. Do të fillojë me fazën e parë me 2292 apartamente për 8500 qytetarët e Kombinatit të prekur nga tërmeti.”

Shkurt 2021
Arben Ahmetaj:
Në punë me tre turne për të përshpejtuar kthimin në shtëpitë e reja, më të mira, më të bukura e më të forta për 25 mijë banorë që do të akomodohen në lagjen e re, me 120 godina banimi, mbi 120 mijë metër katrorë sipërfaqe parkimi nëntokësor, godina arsimore, objekte publike, artistike, terrene sportive, infrastrukturë publike dhe njësi shërbimi.”

Qershor 2022
Erion Veliaj:
“Tani që kemi hapur totalisht kantierin, në disa pjesë kemi avancuar dhe do të jemi gati për të futur këtë vit familjet e para, siç është ndërtesa pas meje.”

16 dhjetor 2022
Erion Veliaj:
“Nga fillimi i vitit tjetër, që në muajt janar dhe shkurt, do të hedhim shortin për familjet e para që do të futen këtu. Seksioni i parë fare është drejt përfundimit.”

#Tirananukpretmë
Bashkohemi qytet e fshat dhe #FitojmëTiranën

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?