Arrestohet pronari i një guroreje në Krujë, në kërkim një tjetër

Aktualitet

Bëhet me dije se më pranga ka rënë pronari i njërës gurore dhe shpallet në kërkim pronari i gurores tjetër, subjekte të cilat u konstatuan pa dokumente për ushtrimin e aktivitetit dhe të cilat nuk ndodhen në territorin e zonës së mbrojtur.

Njoftimi:

Operacioni, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive mjedisore, kryesisht të atyre me objekt shfrytëzimin e kundërligjshëm të guroreve, veprimtari e cila bëhet shkak për shkatërrimin e tokës dhe ndotjen e mjedisit.

Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, janë konstatuar 2 gurore që nuk dispononin dokumentacionin përkatës për nxjerrjen dhe përpunimin e materialeve inerte dhe gurore.

Vihet në pranga pronari i njërës gurore dhe shpallet në kërkim pronari i gurores tjetër, subjekte të cilat u konstatuan pa dokumente për ushtrimin e aktivitetit dhe të cilat nuk ndodhen në territorin e zonës së mbrojtur

Operacioni policor i koduar “Mjedisi”, vijon.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuara për evidentimin dhe ndëshkimin e subjekteve tregtare, gurore që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin, duke u bërë shkak për shkatërrimin e tokës dhe ndotjen e mjedisit, kanë organizuar fazën e parë të operacionit policor të koduar “Mjedisi”.

Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi B. B., 52 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në guroren që administrohej prej tij, në Krastë, Krujë, u konstatua se 52-vjeçari nuk dispononte dokumentacionin përkatës, për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve inerte dhe gurore.

Po gjatë këtij operacioni, nga kontrollet intesive të ushtruara në terren, në një gurore tjetër, në Krastë, Krujë, që administrohej nga shtetasi I. L., 55 vjeç, banues në Fushë Krujë, u konstatua se 55-vjeçari nuk dispononte dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve inerte dhe gurore. Në momentin e kontrollit, shtetasi I. L. nuk ndodhej në ambientet e këtij subjekti. 55-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Operacioni “Mjedisi” do të vijojë deri në përfundim të kontrollit dhe të verifikimit të të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitetet e nxjerrjes dhe të përpunimit të materialeve inerte dhe gurore.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?