Pas akuzave nga Ronela Hajati, përgjigjen organizatorët e “Festivalit të Këngës”
Fituesja e edicionit të kaluar të “Festivalit të Këngës” dhe përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision”, Ronela Hajati, nuk ishte e ftuar mbrëmë në natën e parë të festivalit të RTSH-së. Këtë detaj e bëri me dije vetë Ronela mbrëmjen e kaluar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo reagoi ashpër duhe e quajtur një “veprim skuth”, që nuk ia heq dot suksesin që ka pasur kënga, e cila ka marrë të gjithë dashurinë e publikut.
Së fundmi kanë reaguar edhe organizatorët e Festivalit 61 në RTSH, të cilët thanë se mungoi një performancë nga këngëtarja pasi e tillë ishte formula e këtij edicioni.
Më tej ata bëjnë me dije se Ronela është ftuar që të dorëzojë çmimin e publikut, i cili këtë vit do të çojë në Eurosong fituesin, mirëpo kjo ftesë nga këngëtarja është refuzuar.
“Formula e rikëndimit të këngës fituese një vit pasi është shpallur është një traditë shumë jetëshkurtër, thuajse inekzistente, krahasuar me historinë e Festivalit, tashmë 61-vjeçar. Duke qenë se qëllimi këtë vit ka qenë t’i jepnim fokus artistëve pjesëmarrës dhe këngëve që prezantohen për herë të parë, nuk ka asnjë të ftuar nga muzika në dy netët e para të Festivalit.
Zbatimi i kësaj formule nuk ka lidhje me respektin, vlerësimin dhe dashurinë për gjithçka ka bërë Ronela ne skenën e FIK dhe Eurosong. Ronela është ftuar të japë çmimin e publikut që këtë vit çon Shqipërinë në Eurosong, por e ka refuzuar ftesën”, thanë ata për Anabel