Këngëtarja shqiptare akuzon: Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka më mashtruan

Show

Këngëtarja Xhesika Polo së fundmi ka zbuluar hatërmbetjen me Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun duke e pasuar edhe me një deklaratë të fortë.

Aj pretendon se moderatorja e ka gënjyer për këngën e festivalit, duke i thënë se projekti i saj doli tepër pasi kishte shumë këngë të bukura konkurrente.

Këngëtarja pretendon se Alketa e ka gënyer duke i thënë se kënga e saj doli tepër pasi kishte shumë këngë të bukura konkurrente.

“E kam prekur këtë pjesë edhe në momentin që u bë festivali, nuk mendoj që kam marrë trajtimin që mendoj se meritoja nga produksioni i “X Factor”. Kam shumë pak njërëz për të falenderuar për çdo gjë që kam arritur në jetë. Ai vit ka qenë viti që e mori Vera produksionin e “Festvalit të Këngës” e meqë më ftoi Alketa për një takim, më pas u hap edhe tema e festivalit.

Dhe ajo më tha bëj një këngë. Un e bëra këngën dhe mori çmim të parë në një festival në Maqedoni. Dhe nuk u futa… Pashë listën dhe pashë që nuk ishte emri im. Unë e mora Alketën në telefon me të gjithë të drejtën e kësaj dhe ata ma hodhën në kosh këtë investim që unë bëra me gjak e me mund”, theksoi ajo.

“Alketa më tha kishte shumë këngë të bukura dhe kënga jotë doli tepër. Unë i besova, ndonjëherë është më mirë të besosh një gënjeshtër se të gërmosh kot”, shtoi ajo në emisionin “Një natë me Aulonën”.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?