“Kur kam qenë i vogël më keni mbajtur ju në krahë, ndaj jam i bekuar”

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar takime me fermerë në zonën e Beratit. I ndalur në Poliçan në një bashkëbisedim me fermerët Rama tha se sot jemi përballë dy armëve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë. Sipas kreut të qeverisë një nga armët, e cila është dhe kriza energjetike është neutralizuar ndërsa po punohet shumë për zbutjen e inflacionit.

Kreu i ekzekutivit nuk la pa ‘shënjestruar’ dhe Partinë Demokratike për të cilën tha se është një degë e shtembër e e vendit. Sipas Ramës sot gjendemi përballë fakteve tronditëse, të cilat sipas tij vërtetojnë marrjen e parave ruse nga selia blu duke shtuar se janë dhe do të mbeten një pakicë.

Një gjimnazist në fjalën e tij e quajti veten të bekuar pasi kur kishte qenë i vogël është mbajtur në krahë nga vetë kryeministri. Rama iu përgjigj se nuk beson, pasi i binte të kishte superfuqi.

“Kur kam qenë i vogël më keni mbajtur ju në krahë. Ndaj jam i bekuar. Faleminderit që keni krijuar mundësi për ne. Gjimnazi im është restauruar dhe doja të shtoja që në gjimnazet tona të kenë laboratorë, për ato të shkencave të natyrës. Do ishin ndihmesë për e. Faleminderit për mundësitë që na jepni”, u shpreh një gjimnazist.

“Ma ha mendja që nëse ta ka ecur të ka ecur se të kam mbajtur në krahë. I bie të kisha superfuqi. Faleminderit që të shkon mendja se mund të jetë kështu, por nuk e besoj”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?