Kryemadhi bën deklaratën e fortë: SPAKU kërkoi arrestimin e Armando Subashit, por është frenuar!

Aktualitet

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka reaguar për aksionin e SPAK, lidhur me arrestimet për aferën e inceneratorëve, ndërsa ka publikuar emrat e disa kompanive “fiktive”, sipas saj të përdorura nga inceneratori i Fierit për kostot e fryra.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi thotë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar. Ajo thekson se drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klineteliste, por me transparencë totale.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

Përshëndes veprimet e sotme për inceneratorët. Treguan se faktet që kam bërë publike janë të pamohueshme.

Por, drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klienteliste!

Burime të besueshme tregojnë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar. I njejti deformim po ndodh për hetimet e inceneratorit të Tiranës, për të shpëtuar Erion Veliajn dhe kokat e vërteta të aferës së inceneratorëve.

SPAK duhet të godasë në shenjë për inceneratorët, mos të drejtohet sipas sulmeve që vijnë nga kongresi i partisë.

Po monitorojmë çdo veprim të autoriteteve për inceneratorët dhe do të bëjmë çdo gjë që të korruptuarit e qeverisë të njohin ligjin, ndërsa paratë dhe pronat publike t’i kthehen shqiptarëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?