Çfarë do bëj unë më 30 qershor, ditën e zgjedhjeve ku nuk ke çfarë të zgjedhësh!

Aktualitet

Nga Nikollaq Neranxi

Padyshim qe nuk do te shkoj ne votime ose ne zgjedhje sic thone rilindasit dhe kjo per arsyen e thjeshte se nuk kam mundesi te zgjedh!!!! 
Nese ka akoma njerez ne dileme se cfare duhet te bejne me 30 qershor, po ju kujtoj shkurtimisht se cfare ndodhi ne 6 vitet e qeverisjes se Rilindjes dhe me pas, me siguri do vendosni njesoj si une, te mos kontriboni duke i dhene legjitimitet nje maskarade si kjo!

“Termeti” qe shkaktoi Rilindja: 
– Ekonomia eshte shume me keq se cka qene dhe shifrat nuk jane te interpretueshme, ato jane aty kokeforta, duke na kujtuar se varferia eshte thelluar dhe perhapur!
– Shqiptaret kane lene vendin e tyre ne menyre aq masive, sa vetem nga nje lufte ose nga nje diktature e eger mund te ikesh ne shifra kaq alarmante!
– Biznesi eshte me keq se asnjehere! Krahas taksave dhe tarifave super te larta te Rilindjes dhe sherbimeve te munguara, konsumi ka rene si dhe konkurrenca e pandershme e ka bere biznesin te jetoje si ne reanimacion! Parate e droges jane injektuar ne sipermarrje te ndryshme te cilat nuk i konkurron dot dhe je i destinuar te falimentosh! Klientet e pushtetit gjithashtu kane perqendruar cdo gje ne duart e tyre duke e thelluar dhe perhapur krizen ekonomike ne cdo qelize te shoqerise!
– Gjate qeverisjes se Rilindjes iu vodhen ne menyre masive tokat ne bregdet, pronareve te ligjshem te cilet nuk arriten ta gezojne pronen e tyre! Nga ana tjeter, kemi pare qe jane nxjerre me dhune njerez nga shtepite e tyre sepse pushtetit ashtu i deshi qejfi, disave t’ja legalizoje shtepite e disa te tjereve tju shkaterroje jeten duke i nxjerre ne rruge! Mos i harroni kurre lotet e atyre femijeve qe mbeten pa shtepi dhe iu shkaterruan endrrat qe ne hapat e para te jetes! 
– Hajduteria, korrupsioni, arroganca, injoranca dhe cdo ves tjeter, eshte ngritur ne sistem keto vite me shume se kurre me pare!

Edhe nese per nje moment dikush mund te bindet per te votuar kandidatin e socialisteve te qytetit te tij, me thoni, a degjuat ne kete fushate se cfare programi ka ai per 4 vitet e ardhshme? Zero! Vetem fallin me filxhan dhe barceletat e Rames, asgje tjeter nuk degjuam! Dhe kjo e ka nje shpjegim: Si ne zgjedhje vendore dhe ato te pergjithshme, rilindasit asnjehere nuk kane patur nje program se si te rrisin ekonomine, punesimin, standartin e jeteses, sherbimet ndaj komunitetit ! Asnjehere! Asgje! Timoni, tepsia, filxhani dhe barceletat vulgare, nuk jane platforma per te te kerkuar voten, por mjete per te te poshteruar!

Une e di qe Rama do arrije ti beje votimet! Ai ka gjithe shtetin ne dore dhe ka dhene prova qe di ta perdore ate ne menyren me te keqe te mundshme! Te dielen do te shohim te angazhuar, policine, ushtrine, nderhyrjen e shpejte, cunat problematike te Damianit, bandat qe bejne ligjin ne zonat e tyre! Te gjithe per te demonstruar forcen se ne kete vend do behet sic thote i gjati dhe pike!

Keto dite kam lexuar reagimet e shume intelektualeve te cilet thone se do i pengojne zgjedhjet, edhe nese i fusin ne burg! Ne fakt kane te drejte! Ky vend tashme eshte shnderruar ne nje burg te madh! Si brenda, si jashte nuk ben asnje ndryshim! Madje nga ky status edhe une mund te rrezikoj burgun me akuzen agjitacion dhe propagande! 
Megjithate ne keto momente, nuk ka gje me te gabuar se sa indiferenca dhe mosperfshirja ne dhenien e kontributit te secilit qe te ndryshojme fatin e keq qe na ra per pjese!

Nese je nje qytetar i pergjegjshem dhe nese do qe ky vend te behet i jetueshem per te gjithe, me siguri ti nuk do te votosh te dielen!

#Edheune kunder 30 qershorit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?