E fundit: Tension në Fier/ Policia përplaset me protestuesit
Tensione të forta janë vërejtur në Fier para disa momentesh në përballjen e Policisë me protestuesit e shumtë që janë mbledhur me thirrjet “Rama ik!” në hyrje të qytetit të Fierit.
Protestuesit e prirë nga kreu i degës së PD, Luan Baçi, kanë lëshuar thirrje të forta me megafon, por Policia, që ka krijuar një kordon, i ka shtyrë ata për të mos lejuar t’i afrohen rrugës ku pritet të kalojë kryeministri për takimin e ditës së dytë me socialistët.
Baçi deklaroi për mediat se Policia është duke i provokuar, sepse ka futur civilë të saj në radhët e protestuesve.



Total 0 Votes
0
0
