Basha nga Paskuqani: Do të shfuqizojmë ligjin e pronave, kompensimi sipas tregut!

Aktualitet Politike

Lulzim Basha, është duke zhvilluar paraditen e sotme takime derë më derë  me banorë të Paskuqanit, duke dëgjuar dhe diskutuar për problematikat e jetës së tyre të përditshme.

Një nga qytetarët u ankua se ka problem me pronat, për të cilat edhe pse janë të njohura, nuk marrin dot lekët e kompensimit.

Jam pensionist edhe punoj nga pak. Edhe ato lek që fitojmë na i merr shteti. Kam problem edhe me prona, s’më japin lekët”, qau hallin e tij pensionisti gjatë takimit me Bashën.

Përgjigjja e kreut të opozitës ishte një premtim i madh, që prek dhe zgjidh hallin e dhjetëra mijë shqiptarëve.

Do të shfuqizojmë ligjin e Ramës, për kompensimin e pronave. Kompensimi i pronarëve do bëhet me çmimin e tregut, jo me çmimin që ka miratuar qeveria Rama”, deklaroi ai.