Frika nga protesta/ Parlamenti mblidhet sot mbasdite.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka vendosur të mbledhë Kuvendin pasditen e sotme, për të zhvilluar seancën parlamentare të 21 shkurtit, që e anulloi për shkak të protestës së opozitës. Seanca ka ardhur e papritur dhe e paparalajmëruar, pasi është synuar të shmanget protesta e qytetarëve
Mësohet se seanca e sotme do të zhvillohet me rendin e planifikuar për të enjten që kaloi, duke qenë se parlamenti nuk u mblodh për shkak të protesës së opozitës.
Kjo mesa duket është një lëvizje e mazhorancës për t’i shpëtuar përplasjes me protestuesit e opozitës ditën e enjte.
Kryeministri Edi Rama ka thënë vazhdimisht ditët e fundit se parlamenti do të vijojë punimet pavarësisht aktit të opozitës për djegien e mandateve.
Mazhoranca është e vendosur të vijojë funksionimin normal të parlamentit.
Ja dhe rendi i ditës së sotme:



