AktualitetPolitike

Skandal/ Rama ia delegon postin e Ministrit, Gent Cakaj-t, duke shkelur betimin e tij Kushtetues.

Gent Cakaj do të drejtojë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Delegimi i detyrës i është bërë nga kryeministri Edi Rama në aktivitetin e sotëm, ku Ditmir Bushati i kaloi stafetën kreut të qeverisë.

Ceremonia, që u mbajt paraditen e sotme në ambientet e Ministrisë së Jashtme, Kryeministria e përcolli për mediat, si “kalimi i stafetës në drejtimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme”

Ndërkohë kryeministri Rama i cili mori fjalën pas fjalimit të lamtumirës së Ditmir Bushatit tha vetëm kaq: “Unë i  nënshkruari Edi Rama i delegoj zotit Gent Cakaj zv. ministrit detyrën e drejtimit të Ministrisë për Eruropën dhe Punët e Jashtme brenda dhe jashtë vendi”

Pasi u refuzua nga Presidenti Ilir Meta si person i papërshtatshëm për të marrë detyrën e ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj tha se ndaj tij u hodhën akuza të padrejta, madje shtoi se u kritikua edhe për moshën.

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj delegimit të detyrës së ministrit të jashtëm Gent Cakajt nga ana e Kryeministrit Rama.

Manjani akuzoi Ramën se delegoi një detyrë Kushtetuese një personi që nuk plotëson dot kushtet për ta kryer atë.

Manjani shton se ata që e bëjnë këtë, kryejnë abuzimin më të rëndë me detyrën publike.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit ne Facebook:

Asnjë surprizë!

Delegoi një detyrë Kushtetuese një zyrtari që nuk plotëson dot kushtet për t’a kryer atë.

Delegoi një detyrë që nuk delegohet sepse, është betuar se do ta ushtrojë dhe jo ta delegojë!

Ky quhet shkelje e betimit kushtetues!

Veprimi i marrjes së detyrës kushtetuese për të mos e kryer vetë është mashtrim!

Ata që e bëjnë kryejnë abuzimin më të rëndë me detyrën publike.

Na flasin dhe për Kushtetutën, pa le! Na hapën barkun!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?