Aktualitet

Rama bën drejtor të Portit Durrës vëllain e Igli Tares i hetuar nga antimafia italiane për kompanitë e basteve sportive.

Menjëherë pas shkarkimit të Afrim Bakajt nga posti i drejtorit i portit të Durrësit, është gjetur dhe zëvendësi i tij, ai do të jetë Agron Tare, i njohur ndryshe dhe me emrin Genti

Emri i tij është përmendur dhe në hetimet e antimafias italiane për kompanitë e basteve sportive që operojnë në Shqipëri dhe jo vetëm.

Hetimet mbi një grup kriminal italian të basteve ilegale nxorën një mafioz që negocionte me vëllanë e ish-kapitenit të kombëtares për t’i blerë aksionet e kompanisë.

Megjithatë drejtësia italiane nuk ka ngritur asnjë akuzë.

E megjithatë kjo nuk e ka penguar Edi Ramën dhe Belinda Ballukun që ta emërojnë në postin e rëndësishëm.

Image
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?