Çmëndet Edi Rama pas mosdekretimit të Cakaj-t.

Politike

Refuzimi nga Presidenti Ilir Meta i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm ka çmendur Edi Ramën.

Me një gjuhë skandaloze dhe një fjalor që as një njeriu rrugësh nuk i shkon, Edi Rama ka sulmuar Presidentin për vendimin e marrë.

Nga ana tjetër, Rama tenton ta kthejë këtë çështje si nacionaliste, duke thënë se ishte turp për Kosovën ky refuzim.

Ja statusi i Edi Ramës në Twitter:

Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm.

Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin.

Ndjesë Kosovës për këtë turp.

Image

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *