Haradinaj: S’duam ndryshim të kufijve.

Aktualitet

Kryeministri i Kosovës, ndryshe nga Presidenti i vendit të tij e bëri edhe një herë të qartë se “Kosova i ka kufijtë e saj dhe nuk duhen ndryshuar”. Ai ishte në një rresht me gjithë kryeministrat e tjerë të vendeve të rajonit në samitin që u zhvillua në Durrës, kur tha: “Kosova i ka kufijtë e vet, ne i respektojmë kufijtë që kemi“, u shpreh Haradinaj, ndërsa apeloi gjithashtu që BE t’i heqë vizat për koosvarët. “Kemi ende vështirësi kur qytetarët tanë kalojnë në Serbi, kur kalojnë në Bosnje”, tha Kryeministri Haradinaj.

Sakaq e njëjta pyetje iu drejtua komisionerit Johannes Hahn.

A do të ketë ndryshim kufinjsh mes Kosovës dhe Serbisë?

Hahn: Nuk mund të flas në këtë moment, pasi çështja është ende në diskutim, do të ketë dhe takim tjetër në Bruksel, ku do të shihet më qartë kjo çështje.

Ndërkohë që Rama refuzoi që të jap një përgjigje të tij.

Rama: Merreni përgjigjen e Hahn dhe përkthejeni në shqip, dhe në fund vendosni nënshkrimin tim.

/Opinion.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?