AktualitetShkrime

Manjani: Të ndalim sa nuk është vonë sharlatanin, që ‘pjell’ vetëm përbindësha

Ylli Manjani, ka lëshuar sot në mëngjes një paralajmërim, për atë se çfarë po bënë Edi Rama me kujtesën historike në Tiranë dhe gjithë vendin. Sipas tij, ky kryeministër sharlatan e ka një plan; të varros çdo gjë historike.

Ja postimi i plotë i Manjanit, në Fb:

Asnjë çudi! Kur sharlatani i trashëgimisë historike, Edi Rama vuri atë kauçuk me drita në hyrje të kryeministrisë, pak kush foli! Priti Merkelin aty sikur po priste Lady Gaga-n. Shumë pak ishim ne që reaguam, aq pak sa na harruan shpejt…

Kauçuku vezullues gjendet vetëm nëpër hyrjet e kazinove jo në hyrjet e institucioneve të shtetit!

Kati i parë i selisë së Kryeministrisë ngjan si infrastrukturë funerale. Janë disa mjedise me tavolina guri të ngjitur në dysheme, që të japin idene e një dhome morgu dhe jo seli shteti për të gjallët!

Çmenduri totale! Çmenduria vazhdon!

Krahas Teatrit Kombëtar, do pishen dhe do zëvendësohet me kullë përbindëshe vila në krah të Hotel Tiranës, monument kulture edhe kjo. Kjo vilë ishte selia e parë e Bankës së Shtetit!

Ndërkohë pas Hotel Tiranës do ndërtohet një tjetër kullë përbindëshe! Do prishet dhe do zëvendësohet me kullë Galeria Kombëtare e Arteve! Krahas kullave që dihen tashmë, tek Muzeu Kombëtar dhe tek isha stadiumi Qemal Stafa, do ndërtohet një tjetër kullë përbindëshe tek ish Sheratoni. Krahas disa pallateve në krah të ish-Sheratonit!

Ndërkohë sharlatani ka vendosur të prishë edhe sheshin Nënë Tereza!!! Do ta bëjë varrim nëntokësor makinash dhe do ta ngrejë sheshin lart në dispozicion të ndërtimeve…

Ky është plani i sharlatanit! Të varrosë çdo gjë historike!!!

Trashëgimia historike e kulturore është pronë publike. Nëse publiku lejon sharlatanin ti përdorë për qëllime private, atëhere nuk i meritojmë këto pasuri!

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?