Kapet sasi e madhe droge në Vlorë
Burime nga policia thonë se janë kapur më shumë se 800 kilogramë kanabis sativa ne vendin e njohur me emrin Gjiri i Bristanit.
Droga është gjetur në një magazinë në breg të detit.
Bashkë me drogën është gjetur dhe një sasi e madhe benzine e mbushur në bidonë që do të përdoreshin për të mbushur gomonen.
Ende nuk ka të dhëna për persona të arrestuar.
Total 0 Votes
0
0
