Përplasje mes gazetarit Maho dhe drejtorit të Teatrit Hervin Çuli
Pas publikimit te shkrimit nga ana e gazetarit Armand Maho ku etiketonte Hervin Çulin si klloun i dikurshem i Berishes dhe sot sherbetor i Rams, ky i fundit nderhyri duke reaguar tek postimi i gazetarit.
Ky eshte shkrimi i plote i gazetarit Maho:
Hervin Çuli, nga klloun i Berishës tek shërbëtor I Ramës!
Hervin Culi ( drejtori aktual I Teatrit Kombetar) do të angazhohej në Partine Demokratike diku nga viti 2003 si regjisor I fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. Ishe një rekomandim I Edi Palokës, me të cilin kishte pasur njohje prej kohësh, dhe duke I shfrytëzuar këto njohje I ishte ngjitur keqas për t’u angazhuar me opozitën e asaj kohe. Personalisht kam pasur nja dy apo tre apo tre takime për shkak të punës. Nëpër korridoret e PD-së bëhej humor me figurën e tij. Ishte shumë I fiksuar për paraqitjen e jashtme të doktorit, aq shumë sa paraqitej çdo ditë në zyrë në mëngjes herët, ku kujdesej personalisht dhe për ti lidhur apo pastruar këpucët, me preteksin se “ nuk dukeshin mirë në ekran”. Nga biseda me të mbaj mend më shumë se mllefin me Edi Ramën e kishte të madh. Zhurma që bëri asokohe tentativa e ngjashme me sot për prishjen e teatrit nuk ishte fashitur ende dhe Çuli ishte përkrah kundërshtarëve. Edi Rama atëmot nuk ngurroi të tallej dhe me Violeta Manushin ndjesë pastë. Aktorët e kujtojnë dhe sot e kësaj dite shprehjen “ Vendosni dhe brekët e Violeta Manushin si simbol tek ajo godinë”. Idjot, injorant, psikopat, i çmendur, ishin fjalët qe Çuli përdorte rëndom jo vetëm ne bisedat private por edhe publikisht ndaj ish kryetarit të bashkisë së asaj kohe. Aq me mllef fliste, sa habiteshe se nga I buronte gjithë ajo urrejtje.
Në vitin 2005, Çuli I cili ndjeu erën e pushtetit do angazhohej sërish në PD këtë herë ne Komitetin e Orientimit të Politikave ose KOP, një strukturë e ngritur nga Berisha për të hartuar programin e PD. Por duke qenë se aftësitë e tij profesionale ishin nën mesataren nuk eshtë se shkëlqeu shumë, dhe figura e tij u la disi në hije. Ne atë kohë u angazhuan një masë e madhe artistësh me ide dhe projekte se si mund të përmiësohej jeta kulturore në vend, por duket se Çuli e kish mendjen gjetkë. Që atëherë ai synonte të ishte drejtori I Teatrit Kombëtar, por as vetë ndoshta se dinte se për çfarë arsyesh.
PD do të fitonte zgjedhjet e qershorit, dhe Vini do luftonte fort për postin e drejtorit të Teatrit. Në fakt duhej theksuar se simpatinë e Berishës e gëzonte por ëndrrën në mes do ja priste Ministri I Kulturës së asaj kohe Bujar Leskaj. Vetë kryeministri nuk ndërhynte në emërimet apo shkarkimet e Bujarit. Ky I fundit la enkas për disa kohë në detyrë Kiço London, më pas emëroi në vend të tij Armando Borën, I cili ndejti për rreth dy vjet në krye të këtij dikasteri. Më pas Leskaj do e shkarkonte dhe Borën dhe në vend të tij do emëronte Kristaq Skramin nje aktor vlonjat. Këtu filloi dhe tërbimi I Çulit, I cili nuk linte ekran pa dalë dhe duke sulmuar qeverinë për të cilën kishte kontribuar fort që të vinte në pushtet. Kur e kam pyetur një herë Leskaj-n për këtë ceshtje dikur nga viti 2009 pasi kish ikur nga ministër më pat thënë se kandidaturën e Çulit skish për ta miratuar kurrë. “ e kërkonte me egoizëm sikur donte të bëhej me dhunë drejtor. Në fakt, unë smund të ofendoja komunitetin e artistëve me një kandidaturë të tillë. Atë detyrë nga unë të paktën sdo e kish marrë kurrë”. Por duket se problemet e Çulit nuk ishte vetëm mënyra se si e kërkonte atë vend pune pore dhe marrëdhënia e tij me paranë dhe probleme të tjera të cilat nuk jepnin garancinë se ai do ishte një figurë e denjë për atë vend.
Ndoshta u zgjata pak me historinë e Çulit por mu kujtuan piruetat e tij teksa dëgjoja recitimin brilant te Mirush Kabashit për dinjitetin. Atë dinjitet që pikërisht drejtori aktual e vinte në dyshim për aktorin e madh. Pikërisht ai kllouni I dikurshëm I Berishës, sot shërbërtor I Ramës. Ky farë drejtori nuk është ne atë vend pune se ka ndonjë meritë apo se ëahtë ndonjë menaxher I mirë, aspak. Ai është aty se është I ngjashëm në vese e mentalitet me kryeministrin I cili ka parë tek ai shpirtin binjak. Hervin Çuli se ka për gjë të shesë kolegë e miq për atë post qe mban altualisht. Njeriu qe dikur lidhte dhe pastronte këpucët e ish lryeministrit se ka për gjë ti lëpihet këtij të sotmit. Për interesat e personale të Ramës dhe Veliajt ( se kockë për atë ska lënë njeri në këtë mesele) ai është gati të sulmojë ata që kanë dhënë jetën për artin në këtë vend. Në këtë sulm në fatkeqësisht ai s’është vetëm, por janë dhë disa palo artistë që shpirtin e kanë shitur me kohë tjetër kund. Por harrojnë se ne rast se emrat e atyre artistëve që mbrojnë sot teatrit janë do kujtojen si krenaria e tij, çulrat dhe qullrat që mbrojnë sot me mish e shpirt një aferë të pastër korruptive që po bëhet në kurriz të artit, do mbahen mend jo si artistë pos i turp I atij komuniteti. Për ta sdo ketë vend në panteonin e artit shqiptar, e shumta në shollën e këpucës së Ramës dhe Veliajt që I përdorin dhe do vazhdojnë t’i përdorin si rreckë sa herë duan të fshijnë batakun e tyre korruptiv. Kjo është për të ardhur keq.
Ja dhe komenti i Çulit dhe me pas reagimi i vete gazetarit Maho:
Hervin Culi: I nderuar Armand! I detyruar nga shume perbaltje te qellimshme per te me denigruar me cdo kusht ne kete kohe te turbullt, po ju sqaroj per disa spekullime te turpshme ne adresen time. Se pari i nderuar se kam mohuar kurre mbeshtetjen time ndaj PD deri ne 2005 kur erdhi ne pushtet. Ketu besoj qe nuk kam bere ndonje krim. Edhe shume te tjere si une kane besuar qe kjo force politike ishte forca e ndryshimit ne kete vend. Une mendoj qe kjo gje nuk ndodhi dhe zhgenjimi eshte nje ndjesi e pranueshme per te gjithe njerezit normale.Per sa i perket deshires sime te ethshme per te kapur postin e drejtorit ju sqaroj se ne te vetmin takim qe kam pasur ne 2005 me Kryeministrin e sapo zgjedhur te asaj kohe i kam sygjeruar ne postin e drejtorit te TK-se aktoren Yllka Mujo. Kjo eshte nje deklarate publike qe e kam bere dhe me pare ne shume biseda televizive. Madje e verteta absolute eshte qe si fillim i kam kerkuar qe te mos e shkarkonte zotin Londo qe sipas meje kishte bere nje pune shume te mire ne ate periudhe.Kuptohet qe ai kete te fundit nuk mund ta pranonte dhe prandaj ne bisede doli dhe emri i aktores se nderuar. Pas kesa PD me nxiu jeten dhe pamvaresisht 15 vjet karriere me hoqi nga puna.Per 4 vjet jam endur nga nje qytet ne tjetrin i papune dhe kam bere punen time si regjisor per te mbijetuar. Per pjesen qe ka lidhje me aktorin Mirush Kabashi nuk e kam fyer ne asnje moment si artist. Kam evidentuar mardheniet e tij te punes me TK-ne dhe genjeshtren per censuren qe aplikohet ne Teatrin Kombetar.Dhe kur nje njeri genjen nuk e kuptoj se clidhje ka fama ne kete mes!!! Dhe se fundi per fyerjen tende per nivelin tim artistik, te bej me dije qe jam nje regjisor qe kam mbi shpatulla 35 vepra artistike me mbi 300 mije spektatore qe i kane ndjekur ato.Jam shpallur kur Bujar Leskaj ka qene Minister Kulture ne Festivalin Mbarekombetar te Drames Shqipe ne 2006 si regjisori me i mire shqiptar. E pra i dashur Armand, kam punuar si kafshe, pothuajse dy vepra ne vit, ne profesionin qe nuk ma heq dot askush me nje status ne fb. Vertete fitova si drejtor por kete e bera me nje konkurs publik pa e pare kurre deren e selise se PS-se. Sot, kur mbroj me force ndertimin e nje teatri te ri kombetar, e bej sepse punoj cdo dite bashke me kolektivin e TK ne nje godine te degraduar jashte cdo kondicioni normal pune.Dhe kur kjo histori te mbaroje une perseri regjisor do jem se kolltuku ku me sheh sot nje dite nuk do jete i imi ndersa profesioni deri sa te vdesJu pershendes me respekt i nderuar.
Ja dhe pergjigjia e gazetarit, Maho:
Armand Maho: I dashur Hervin. Mua sme intereson personalisht se si je bere drejtor teatri, dhe ska asgje te keqe te zhgenjehesh nga nje force politike. Personalisht me eshte bere qejfi dhe kete ta them sinqerisht. Ne rast se do vizitosh profilin tim une jam marre shume pak ose aspak me teatrin. Nderhyrja ime u be ne rastin kur gjuha qe u perdor ndaj artistit Kabashi, per mua ishte denigruese. Shkrimi im eshte nje krahasim, fundja ska asgje te keqe te aspirosh per karriere por para se ti kujtoh tjetrit rrogen, qe fundja spo e paguan nga xhepi duhet te kthesh syte nga vetja.
Tjetra, kemi qene ne nje vije e ti ndoshta se mban mend, kur kundershtonim te njejtin projekt per teatrin. Sot une se konceptoj se si mund te mbrohet nje afere e paster korruptive e cila synon te betonizoje akoma me shume kete vend ne e cilin jemi lindur e rritur. Duket se largmi se me ate godine po kryhet nje masaker per sa i perket trashegimise kulturore, dhe historise se ketij qyteti. Mbrojtja juaj per prishjen e teatrit nuk ju nderon aspak nderkohe qe koleget vazhdojne protesten perdite ne oborrin e godines. Nuk e di, se vazhdon te qendrosh ne zyre kur koleget jane jashte. Te pershendes.
Hervin Culi: Armand ne cdo daljen time publike kam mbrojtur vetem idene e ndertimit te nje teatri te ri dhe sjam futur ne asnje debat tjeter. Kete ide, sot qe ka nje vullnet politik per ta bere nje teater te ri, do ta mbroj sa te jem ne kete kolltuk. Pjesa tjeter e territorit ha debat dhe skam asnje te drejte te paragjykoj njeri. Por ama nuk mund te jem dakort me dacibaot denigruse kunder cdo individi qe mendon ndryshe. Gjithashtu po ta perseris dhe nje here, nese gjuhe e ashper te duket cmontimi i nje genjeshtre, atehere mendojme ndryshe dhe ketu ska asgje te keqe. Gjithsesi edhe nje here flm dhe pune te mbare.