Nga Erl Kodra/ Faleminderit Edi, Faleminderit Bllend

Analize Shkrime Te tjera

Kryeministri Edi Rama është bamirës i madh. Po po, a nuk e keni pa se si ua këputë litarin e mjerimit atyre që dalin në televizor? Sepse Kryeministri ka një pallë të madhe me të cilën ua pret viktimave të mjerimit lakun e skamjes, dhe faaap, si me magji hallet zhduken për të mjerët e Shqipërisë.

Për të gjithë ju që keni lakun e mjerimit në grykë, ka vetëm një mundësi që të shpëtoni: dilni në televizor, mundësisht tek Bllend Fevzevo në Opinion. Bllendi ka mundësi të thërrasë mikun tij me pallë të madhe, ndryshe Kryeministrin Edi Rama, dhe ky i fundit ua këputë litarin.

Tani, ju mund të keni turp të dilni në TV dhe të ekspozoni mjerimin tuaj, sepse Bllend Fevzevo nuk e vret mendjen nëse zëri yt dhe lotët e tu ekspozohen në ekranin e tij, krejt lakuriq. Bllend Fevzevo është ai super gazetari që nuk e vret mendjen për vogëlsira të tilla që ia ngrejnë në maksimum, audiencën dhe famën.

Edhe Kryeministri Edi Rama me pallë të madhe. nuk merret shumë me faktin që jeni pa bukë në sofër dhe pa strehë mbi krye. Rëndësi ka që ai ta dalë në Tv si Shpëtimtari dhe Bamirësi yt i drejtëpërdrejtë. Prandaj, kujdesuni, bëjeni edhe sakrificën e fundit, me fuqitë e fundit, me grahmën e fundit që ju ka mbetë në kraharorin tuaj, dhe dilni në Opinion-in e Bllend Fevzevo, mundësisht me lotë në sy, dhe thuajeni në surratin e tyre se jeni të varfër, pa bukë, pa ilaçe, dhe se kërkoni mëshirë nga Bllend Fevzevo dhe Kryeministri Edi Rama. Suksesi është i garantuar. Kryeministri me Pallën e Madhe në Dorë, do ua këput zinxhirët e mjerimit. Jetë o Jetë he virane!

Lëreni dinjitetin mënjanë, turpin, skamjen dhe surratin me vraga. Edhe nëse keni morra, mos e vritni mendjen hiç. Nëse jeni të sëmurë, të pa aftë mendërisht ose të pamundur fizikisht, nëse jeni të paralizuar ose keni ndonjë sëmundje të pashërueshme, jeni kandidati ideal për të dalë në Opinion-in e Bllend Fevzevo, ku ju pret Kryeministri Edi Rama me Pallë në Dorë. Mos harroni!

Sepse, që ta kuptoni më mirë, Kryeministri Edi Rama gjatë 5 viteve të qeverisjes, ka qenë tepër i zënë me disa punë të rëndësishme, të cilat po i rendis më poshtë, dhe padyshim, një ndër punët e tij keni qenë edhe ju të mjerët shqiptarë. Por më mirë lexoni më poshtë:

1. Rilindjen e bijëve të Bllokut dhe ish Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet riciklimit të tyre në të gjitha hallkat e qeverisjes.
2. Fuqizimin e tyre nëpërmjet PPP-ve, siç është përshembull check up-i në shëndetësi falas, por me paratë e shqiptarve.
3. Mbjellja dhe korrja HASHASHIT, në të gjithë territorin e Shqipërisë, si dhe trafikimi i këtij produkti në vendet e Bashkimit Europian nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit. Për këtë punë janë agazhuar dy Ministri (e Brendshem dhe e Mbrojtjes) si dhe Ministra, Deputetë, Drejtorë Policie dhe Struktura të tjera të Qeverisjes.
4. Heqja e Ndihmës Ekonomike për shumicën tuaj, duke sjellë shtimin e rradhëve tuaja me dhjetra mijëra qytetarë të tjerë. Ky veprim është bërë në kuadrin e Reformës në Drejtësi dhe Luftës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
5. Dalja në ERTV dhe në të gjitha Tv-të e tjera, përfshirë edhe Opinion-in e Bllend Fevzevo, me Pallë në Dorë, për të shpëtuar të gjithë ata qytetarë që do të dalin në televizor duke qarë për mizerjen e tyre të thellë.

Rroftë Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë!

Rroftë Bllend Fevzevo, SuperGazetari i Shqipërisë!

Lavdi Rilindjes!

Fotografia e Erl Kodra

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments