Realit nuk iu desh Cristiano për të fituar në Mynih. I mjafton Marcelo
Sipas shtypit, rezultati 1-2 e afron shumë Realin me finalen e tretë radhazi në Champions League.
L’Equipe (Francë)-Tmerrësisht efikas
Pasi u tremb nga Juventusi në çerekfinale, Reali vuajti sërish në mbrojtje duke mos përmbajtur dot Ribery. Gjithashtu, madrilenët patën fat në disa raste, ndërkohë që Rafinha u fali golin e dytë
La Gazzetta dello Sport (Itali)-Bayern luan, Real fiton
Ronaldo nuk ka shënuar kësaj radhe. Në Mynih, Reali mundi Bayern dhe kalon në avantazh 12-11 në ndeshjet mes këtyre dy skuadrave në Europë. Bayern nuk pati fat, pasi bëri 3 zëvendësime të detyruara nga dëmtimet dhe shpërdoroi raste të mira për shënim. Ribery luajti për 3 vetë.
Globoesporte (Brazil)-Madrid i fuqishëm
Realit nuk iu desh Cristiano për të fituar në Mynih. I mjafton Marcelo, i cili shënoi nga jashtë zone dhe Asensio, i cili hyri në fushë dhe i dha shpejtësi skuadrës. Bayern u ndëshkua nga dëmtimet e Robben dhe Boateng, si dhe nga gabimi i Rafinha.