Aktualitet

Basha/ ‘Çfarë lidhje ka ky regjim që liron Orest Sotën dhe mban në burg Florin Onuzin, babin e tre fëmijëve pasi i kanë terrorizuar fëmijët.

Lulzim basha, e ka cilësuar një vendim të një regjimi diktatorial, vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Tiranës për 23 protestuesit e ndaluar.

Basha tha se sot të gjithë shqiptarët po shohin se si ky regjim diktatorial, po privatizon Shqipërinë. Ai ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të ngrihen dhe të protestojnë për të ndaluar këtë regjim të egër që po kërkojnë të instalohet në vendin tonë.

‘Çfarë lidhje ka ky regjim që liron Orest Sotën dhe mban në burg Florin Onuzin, babin e tre fëmijëve pasi i kanë terrorizuar fëmijët. Ky është një regjim që shkel dhe nëpërkëmb të drejtat e shqiptarëve. Ditët e fundit kemi parë se si policia he gjykata shkelin me këmbë të drejtat e qytetarëve. Ky është një regjim që burgos popullin dhe lë kriminelët të lirë. Burgos qytetarët dhe lë ë lirë Saimir Tahirn, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin dhe dhëndrin e tij që po therorizojnë një qytet të tërë, lë të lirë Arben Ahmetajn dhe burgos njerëzit e pafajshëm. E sotmja tregoi se Rama e ka privatizuar shtetin në funksion të kriminelëve. Ka privatizuar policinë, prokurorinë dhe gjykatën, e cila sot dhunoi deputetët e opozitës, sepse nuk donte që ata të dëgjonin dëshmitë tronditëse të qytetarëve shqiptarë, por Rama nuk mund të privatizojë shqiptarët. Regjimet që përdorin dhunën ndaj njerëzve janë vetëm pak hapa larg drejt rrëzimit. Ne do të jemi sot në krahë të shqiptarëve, do të jemi nesër në krahë të protestave qytetare ditën e nesërme. Do të jemi bashkë, një popull i bashkuar, pasi kjo diktaturë i ka orët e numëruara. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të ndalojnë privatizimin e Shqipërisë nga kjo bandë kriminale. Opozita do të jetë në krahë të qytetarëve që do të protestojnë nesër’, tha Basha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?