Plan i opozitës për ditën enjte: bllokim rrugësh, përballje dhe përplasje.

Aktualitet

Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me të gjithë kryetarët e degëve të PD në rrethe, ku ka diskutuar për mosbindjen civile e cila merr jetë ditën e enjte. Po kështu LSI po organizon njerëzit dhe militantët e saj që të jenë në vijën e parë të frontit kundër qeverisë.

Duke filluar nga e enjta do të bllokohen disa nga akset kryesore në vend, si në Vorë- Tiranë, FushëKrujë- Tiranë, aksi Lushnjë-Fier duke paralizuar kështu qarkullimin. Në ditët e tjera do jenë akse të tjera rrugore, të cilat do bllokohen.

Ditën enjte parlamenti do bllokohet, pasi nuk do lejojnë të hyjnë kryeministri Rama në sallën e Kuvendit. Kjo mund të sjellë tension dhe përplasje edhe fizike në sallën e Kuvendit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?