Aktualitet

Taksa/ 150 kamionë nga Kosova në protestë

Mëngjesin e sotëm, shqiptarët e Kosovës kanë nisur një protestë.

Drejtuesit kosovarë të mjeteve të rënda kanë protestuar këtë paradite kundër taksës së vendosur për Rrugën e Kombit.  Kjo taksë për makinat me tonazh të rëndë parashikohet rreth 22 euro, tarifë për të cilën ata janë kundër.

“Spo hjekim kufij, po qesim kufij”, ishte një nga pankartat e vendosura në kamionët e protestës.

Rreth 150 kamionë kane hyre bosh pa ngarkesë në Morinë në protestë kundër taksës dhe do të kthehen bosh në Kosovë. Ata janë importues të mallrave të kripës, çimentos dhe ushqimeve. Kjo taksë u testua këtë të dielë, ndërsa pritet të hyjë në zbatim më 15 prill.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?