Sot Vilson Blloshmi do të ishte 71 vjeç. Ajo që firmosi varjen sot drejton emisione televizive.

Aktualitet

Sot Vilson Blloshmi do te ishte 71 vjeç.
Ky djale i talentuar, me nje te ardhme te madhe dhe te ndritur ne poezi, filiz i rendesishem i gjenit me te mire kombetar, u keput ne menyre barbare nga regjimi kriminal komunist perafersisht 40 vjet me pare.
Kombi shqiptar i ngjet sot nje njeriu te intoksikuar keqazi nga ideologjia dhe krimi komunist me ndergjegje te goditur rende nga keto krime dhe, kurrsesi, nuk mund te ngrihet ne lartesine e kombeve te tjere perderisa nuk perkulet i gjithe e te shfaqe pendese ne buzen e atij perroji ku u flaken bijet me te mire te tij.

Ironike dhe therese mbetet fakti se ajo qe firmosi dhe u muar me dosjen e Vlisonit, diana çuli, jo vetem qe nuk pesoi gje, por u ul ne karrigen e deputetit dhe me pas ne ate te moderatores ku drejton emisione per artin dhe librin.

ZOTI MARRTE HAK PER TA!

Më poshte poezia e tij e mrekullueshme “Saharaja”:

Saharaja, larg është Saharaja,
Saharaja shkëmb e rërë e gurë,
Që ka shok veç emrin e saja
Dhe ngaqë s’sheh ëndrra, s’sheh as drurë.

Saharaja s’di të ëndërrojë.
Ajo bluan gurë me mend’ e saj…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë.

Saharaja nuk ka miq e shokë,
Saharaja nuk ka bijë, as bir.
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe me natën s’shkon mirë.

Natës s’i pëlqen në Sahara,
S’i pëlqen të ketë veç gurë për shtrojë;
Fjalë e dashuri e njerëz s’ka;
Perç’ e saj e zezë s’ka ç’të mbulojë.

As dhe një s’e di si është kandisur
Me kët’ plagë mbi shpinë rruzullimi,
Por se thonë në botë është stisur
Kur i duhej njerëzisë mallkimi.

Kur ai për keq e mban në gojë,
Saharaja e mban vesh e qesh.
Saharaja fillon të gëzojë,
Kur ne mallkohemi mes nesh.

E kur bie ndrojtur rrez’ e diellit
Dhe mbi gurët e pamyshkët ndrit,
I ngjan vello savani i qiellit,
Shkretëtirës shket e shkrepëtit.

Prandaj, kur urrejtjen e fortë e nxehur
Mbi dikë mallon e shfryn e shan,
Që nga skuta del kujtimi i dehur
Dhe thërret menjëherë Saharanë.

Kur mallkimi shfryn e kur kujtimi
Në pusin e harresës tret…
Kur hyn dielli e kur hesht thëllimi,
Shkretëtirë e shkretë mbetet shkretë.

Në foto Vilsoni dhe e shoqja e tij, Diana!

Rezultate imazhesh për vilson blloshmi

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?