Albert Loçi/ Edi Rama përdori sërish çdo media të blerë e të shitur për të baltosur figurën e z.Frrokaj

0

Arrestohet Kryetari i Bashkise Lezhe z.Frrokaj me akuzen e tjetersimit te prones. Pushteti dhe Edi Rama perdori serish cdo media te blere e te shitur per te baltosur figuren e z.Frrokaj dhe te Bashkise,sepse keshtu mendon se eshte e vetmja menyre per te fituar Lezhen. Le ta marrim si te vertete per nje moment gjithe kete histori,dhe ti hedhim nje sy emrave te personave te tjere te arrestuar ose te shpallur ne kerkim.

Te gjithe i perkasin 2 subjekteve politike PD dhe LSI.(pra qartazi eshte goditje politike) Vijme tek prona e tjetersuar,pra ndryshimi i zerit kadastral nga (ranishte-pyll) ne toke (are-pemtore). Dikush qe e njeh mire pushtetin lokal dhe ate qendror e kupton mjaft mire qe tjetersimi i prones nuk behet nga asnje institucion i Bashkise por nga sektore te instituticionit te Qarkut Lezhe. Kalojme tek Hipoteka Lezhe tepsia qe Ps e ndante nga halli me Lsi dhe qe ju ishin betuar qe me te marre timonin do ju shtypim ,te cilat pasken bere rregjistrimin e ketyre pronave.Edhe ketu asnje person i Ps i perfshire….. Sigurisht edhe ketu dicka nuk shkon si ne shume gjera ne kete histori.

Funksionare te Ps dhe ish punonjes te Hipotekes deri ne nivele te larta kane humbur si gjilpera ne kashte nuk gjinden askund ne Lezhe. Mesa duket ato si kane besuar shefit te qeverise kur ju thene “rrini pa frike se ju jeni te tepsise nuk ju prekim” Ky pra eshte modeli i para viteve 1990 i drejtesise sipas Rilindjes,Rames,Ruçit,Xhafes,Arta Markut. Bashkia Lezhe eshte fituar me gjak e me djerse ne 2015 kundra pushtetit te droges,dhunes,terrorit policor e bandave.

Qytetaret dhe demokratet e Lezhes tani e kane te pamundur tja “falin” dikujt tjeter se kshu deshiron Rama,dhe ashtu si ne 2015 do jemi perseri gati per cdo perballje. Fran Frrokaj do perballet me drejtesine,ajo qe ne kerkojme eshte vetem DREJTESI! Te jete i barabarte para ligjit dhe te mos gjykohet si Frani i PD apo si kundershtari i Edi Rames ne Lezhe.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author