Basha/ Të luftosh kryetarin nuk është ide politike.
Basha ka deklaruar sot se për herë të parë , PD do të ndërtojë transformimin më të madh politik të vendit. Duke iu përgjigjur zërave kundër të PD-së, të eksponentëve të vjetër të kësaj partie, Basha tha se të luftosh kryetarin nuk është ide politike.
“E para duhet tu them që PD sapo ka përfunduar procesin e analizës dhe bëhet gati të hedhë hapin përfundimtar drejt riorganizimit të partisë. E dyta është e drejta e çdokujt të bëjë zgjedhjen e tij politike. Pretendimi se propozimet nuk janë shqyrtuar nga kryetari janë pretekst. Nuk është kryetari po janë forumet, Kuvendi. Kryetari vetë propozon dhe ka vizionin e tij për ndërtimin, fuqizimin e punës në PD. Ndaj çdokush është i ftuar të japë propozimet për fuqizimin, ndërtimin dhe organizmin e aksionit tonë politik dhe PD. Thënë kjo, sulmet ndaj kryetarit nuk janë ide politike, as sulmet ndaj PD në media nuk i shërbejnë demokratëve”, tha Basha.