Nga Erl Kodra/ Viti 2020, Kancelarja Merkel vizitë në Shqipëri

Aktualitet

Në Shqipëri ka përfunduar procesi i Vetting-ut në të gjitha institucionet kushtetuese. Gjithashtu ky proces është kryer edhe në partitë politike. Më në fund Bashkimi Europian është gati të na pranojë si anëtar me të drejta të plota.

Kancelarja Merkel vjen në Tiranë për të takuar Kryeministrin Edi Rama. Vet Kryeministri Edi Rama del në Aeroportin “Nënë Tereza”. Benzi kryeministror ka shkuar tek shkallët e avionit të frau Merkel.

– Çfarë ka ndodhur biri im, pse gjithë kjo heshtje?- Thotë Kancelarja Merkel – ku e kam Ministrin për Europën.

– Rrefugjat në Rio- thotë me gjysëm zeri Kryeministri Rama.

Afrohen tek makina. Vet Edi Rama i hap derën e pasme Kancelares Merkel. Në timon është Fatmir Xhafa, ndërsa në vend të parë është ulur Don Lu.

– A nuk e përfundove mandatin tuaj zoti Don- pyet Kancelarja gjithë habi.

– E mbarova, por vendosa të rri në Shqipëri. Tani jam bërë Ministër i Brendshëm.

– Pse, a nuk është z. Xhafa Ministër i Brendshëm?

– Jo, unë tani jam Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Kryetar i Gjykatës së Apelit, Ministër i Drejtësisë, Zv/Kryeministër, Kryetar i SHISH, Kryeprokuror i Republikës, si dhe Ministër i Mbrojtjes.

– Po ku janë të tjerët, Ministrat, deputetët, anëtarët e Partisë Socialiste?!

– Erion Veliaj është emëruar Ministër i Ekonomisë, Ministër i Energjitikës, Ministër i Financave, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Kryetar i Bashkisë Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, Lezhë, Kukës, Dibër, Elbasan, si dhe i pjesës tjetër të Bashkive të vendit.

– Po të tjerët, ku është Taulant Balla, Erjon Braçe, Elisa Spiropali, Ulsi Manja, Saimir Tahiri? Ku janë figurat e mrekullueshme të Partisë tuaj të lavdishme?

– Një pjesë i kapi Vetting-u, pjesa tjetër dha dorëheqje të parevokushme, ndërsa kusuri ndodhën në Ishullin Offshore – thotë Edi Rama me gjysëm zëri.

– Populli ku është, nuk shoh njerëz në rrugë?!- pyet Kancelarja Merkel e zbehtë nga tmerri.

– Mos pyet- thotë Edi Rama zëmekur- popull mosmirënjohës. Iku dhe na la vetëm. Tani duhet ta bëjmë ne Shqipërinë…

– Ah – i iku goja zonjës Merkel- I paskeni bërë gropën Shqipërisë! Ndihmë, ndihmë…