Berisha/ Qytetarët varrosën 25 qershorin.
Sali Berisha ka folur për mediat pas mbylljes së protestës së opozitës. Duke folur para gazetarëve, ish-kryeministri u shpreh se sot, qytetarët varrosën 25 qershorin.
‘“Sot me vullnetin e tyre të lirë protestuesit varrosëm zgjedhjet dhe narkozgjedhjen e 25 qershorit. Kjo protestë varroi zgjedhjet e qershorit. Ikën zgjedhjet e qershorit. Edi Rama mbetet letër bakalli”, tha Berisha.
Ish-kryeministri deklaroi se në protestë ishin mbi 500 mijë shqiptarë. “Në protestën më madhështore në Tirane! Të gjithë duke protestuar kundër qeverisë së krimit, drogës dhe korrupsionit!”, tha Berisha.
Total 0 Votes
0
0
