Nga Albina Deda Gjoci/ Show i neveritshëm i Ramës në qarkun Lezhë-përtej një tallje publike.
Show i neveritshem i Rames ne qarkun Lezhe-pertej nje tallje publike! Destinacioni i radhes i Edi Rames dhe i çetes se tij ishte Qarku Lezhe. Qysh prej ardhjes ne krye te PS te tij,ky qark ka dominuar vendin per kah figurat politiko-kriminale. Jo vetem kanabizimi e krimi ordiner por korrupsioni ne çdo qelize te ekonomise ne Lezhe eshte vecanti. Edhe pas diskretitimit publik dhe denimit te eksponenteve socialiste ne kete qark,Edi Rama jo vetem nuk reflekton por nuk ndalon.
Ai tashme ka nisur proçesin e rekrutimit te tjera figurave te shplara publike duke mos respektuar aspak as vullnetin e socialisteve te ndershem lezhjane. Me skena show te shplara si ne skeçet e dikurshme te kooperativave bujqesore ai tallet me njerezit,me varferine,me hallet e mbijeteses dhe semundjet e tyre. Kjo eshte politike e peshtire dhe njeri nga paradokset me fatkeq qe e ndjek kete popull që prej lindjes se shtetit shqiptar. Nese vertet kryeministri do te kuvendonte me qellim shendoshjen e situates dramatike ne Qarkun e Lezhes e ne gjithe vendin ai duhet te prezentonte e konsultonte nje strategji ekonomike mbijetese qe njerezit te mos i turreshin hashashit si vegim i genjeshtert i ushqyerjes.
Por ai nuk e ben kete sepse i duhen akoma skllever qe te punojne ne plantacionet e Narko-Oligarkise. Nese vertet i “qan”shpirti per gjendjen e rende ai duhet te shpjegoje faktin se pse mijera te rinj qe nga Oroshi deri ne Fishte e gjithe Qarkun kane braktisur vendin duke u ndier te pashprese ne vatrat e tyre. Por Edi Show jo vetem qe nuk e ben por e nxit hemoragjine humane se don nje vend ku te jene prezent per te votuar vetem administrata e narkoshtetit dhe oligarkia e majmur e pushtetit. Ndaj jo vetem banoret e Lezhes por krejt ky popull duhet ta kuptoje se Edi Rama dhe Çeta e tij jo vetem nuk eshte zgjidhja por rrenimi. Eshte ne doren tone sot te reagojme nese vertet e meritojme te mbijetojme.
Koha ne fakt eshte linguistikisht e kryera por ne emer te jetes se femijeve tane,ne emer te dinjitetit e krenarise si shqiptar,ne emer te aspirates(nese na ka ngelur)per tu europjanizuar le te ngrihemi pa dallim e te shporrim kete monster bajate qe here me çitjane e me tuta e here me mashtrime e batuta po tallet me njerezit e Vendlindjes time dhe gjithe kombin. Ne nuk mund te krijojme Republiken e skllaverise ne kerthize te Europes. Ne tani vertet nuk disponojme asgje se te gjitha jane prone e Kucedres Edi Rama por nje gje nuk na e vjedh dot: Krenarine tone. Ne emer te saj le te bashkohemi me 27 Janar !