Pa dashur ti hyj debatit mbi jerusalemin si kryeqytet i izraelit pasi kam qasje tjeter, e verteta eshte qe ata palestinezet skane lene rezolute pa votuar kunder Kosoves, dhe akoma nuk e kane njohur si shtet sot e kesaj dite duke mbajtur krahun e Rusise, Serbise dhe te gjitha qarqeve antishqiptare. Qeveria shqiptare kete mund ta perdorte fare mire si karte per te justifikuar voten e saj. Shqiperia, ( per shkak dhe te ideologjise se merhumit gjate diktatures) ka qene nje mbeshtetese e madhe e ceshtjes palestineze por ata su pergjigjen me te njejten monedhe per ceshtjen shqiptare.
U treguan te pabese e hileqare! Vota e Shqiperise nuk ngrinte asgje ne kandarin nderkombtar por i gjati preferoi te beje lojen e Mogherinit e cila njihej dhe njihet si nje simpatizante e flakte e teorive te Arafatit! Justifikimet te tipit “ votuam si BE” skane asnje lloj vlere. Dihet tashme se ceshtja e Izraelit eshte bere dhe kale beteje ms luftes qe Soros i ka shpallur Presidentit Trump, dhe anasjelltas. Soros eshte investuar fort ne kete ceshtje ( duke shkelmuar interesat e vendit te tij te origjines) per shume arsye, por nje nder me te rendesishmet jane lemshi i krijuar nga turbullimin e ujrave ne lindjen e mesme, ku Soros ka jo pak interesa, si dhe perkrahja qe komuniteti Hebre i dha Trump gjate fushates.
Në kete beteje duket se i gjati mbajti krahun e mikut te tij qe e ndihmoi jo pak per te ardhur ne pushtet! Nderkohe qe Shqiperia i ka nje borxh te madh SHBA sidomos per pavaresine e Kosoves dhe antaresimin ne NATO. U veprua per interesa te castit dhe mendjeshkurtesi, ne nje kohe qe vota po monitorohej rreptesisht! Thjesht dhe qarte, Rama votoi ne interes te atyre qe po lobojne fort per ta mbajtur ne pushtet…