Berisha/ Ka vetëm një mënyrë, të djegim mandatet e ti drejtohemi popullit
‘Unë e siguroj opozitës se kurrë në pushtet nëse nuk e sjellin ata gra e burra që kanë ardhur nga mbarë Shqipëria për të mbrojtur pushtetin e tyre.
Në parlament me banditë që i vënë prita deputetëve mund të ketë vetëm një gjuhë, djegien solemne të mandateve dhe kjo sepse do thoni ju se s’ka ndodhur.
Pyetje: z. Berisha, a do t’i digjni mandatet?
Berisha: Këto vendime ti merr Grupi, unë po flas si Sali Berisha.
Kjo nuk ka lidhje me Adriatik Llallën, ka lidhje me mbrojtjen e kushtetueshmërisë, ka lidhje me Vetingun që tani i bënë menderen mbi të. Ka lidhje me mbrojtjen e Kushtetutës, ka lidhje me protestën ndaj një mafieje të rrezikshme që ka mbërthyer vendin.
Imagjioni një moment: Një shoqëri civile e tëra sorosiane nuk solli një njeri dhe e la pa krijuar KLP dhe u dorëzuan para një presioni të ndyrë mafioz. Të gjithave këtyre opozita nuk mund tu japë përgjigje.
Jo bojkot, asgjësim mandatesh, do të thotë që asnjë deputet nuk është më deputet.
A mos Edi Rama e bllokoi pasi shkoi të pastronte në Bruksel? Edi Rama nuk do negociata po pushtetin e tij të drogës.
Dhe në kushtet kur parlamenti nuk respekton as të drejtën e procedurës dhe mbi kryetarin i nxjerr pritën në foltore ai nuk është më parlament dhe vetëm ndarja me të keqen është rruga e përmbysjes së pushtetit’, tha ish-kryeministri Sali Berisha.
