Berisha/ Pse u fut në bordin e Abi Bank bashkshortja e Ramës?
Ish kryeminstri, Sali Berisha foli sot në parlament në lidhje me Abi Bank, ku pjesë e bordit është Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit.
Sipas Berishës, fitimet e Abi Bank nuk janë rastësi, ndërkohë që bankat e tjera po falimentojnë.
“Mund ta çojë ti gruan atje? Si mund ta çoje ti gruan atje?
Nuk mund ta çoje ti gruan anëtare të bordit të bankës, se është banka jote, bankë e regjistruar në offshore.
Në offshore, banka që ka miliarda. Duhet bërë transparenca plotësisht për një kontratë, por me atë ti përpiqesh ta mbulosh bankën, ku je aq i zhytur, sa asgjë nuk të mbron dot” u shpreh Berisha.
Në replikë, kryeministri zgjodhi t’i shmanget debatit me Berishën, duke bërë moral për mospërmendjen e familjarëve në debatin politik.