Arrestohen tre lojtarë të ekipit të Këlcyrës. VIDEO

Sport

Tre lojtarë të ekipit të futbollit të Këlcyrës janë aretsuar për shkak të dhunës që ushtruan dje mbi gjyqtarin gjatë ndeshjes Përmet – Kërlcyrë.

Ja njoftimi i Policisë:

Godasin për shkak të detyrës gjyqtarët e ndeshjes, arrestohen në flagrancë tre lojtarë të ekipit të futbollit Këlcyra.

Në datë 10.12.2017, nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E.K,30 vjeç, banues në Përmet.

A.H, 21 vjeç, banues në Gjirokastër.

M.Xh, 21 vjeç, banues në Përmet, (të tre lojtarë të ekipit të futbollit Këlcyra), pasi në datë 10.12.2017, në stadiumin “Durim Qypi”, në Përmet , në pjesën e dytë të ndeshjes së futbollit Përmeti – Këlcyra, kanë goditur me shkelma dhe grushta gjyqtarët e kësaj ndeshje, shetasit A.P dhe A.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit
Penal.

NGJARJA

Në videot e mëposhtme shihet qartë moment i incidentit në ndeshjen Përmet-Këlcyrë.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 82 pas akordimit të 11 metërshit në favor të ekipit të Pwrmetit nga gjyqtari Albi Paco.

Kjo ka ardhur si pasojë e një konfrontimi mes lojtarëve të Këlcyrës dhe arbitrit. Lojtarët e Këlcyrës i janë sulur gjyqtarit Paco duke e dhunuar.

Në fushë ka nderhyrë policia duke ndalur sherrin mes skuadrave.

 

 

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments