Çështja e Prokurorit/ Kreu i deputetëve të LSI ‘sulmon’ ashpër ambasadorin Lu dhe atë të BE-së në Tiranë
Kreu i deputetëve të LSI u bën thirrje ndërkombëtarë që të mos lejojnë kapjen e drejtësisë.
Ja deklarata e plotë e Petrit Vasilit:
Kanabizohet reforma në drejtësi. Thirrjet për konsensus të natës së fundit janë shumë të vonuara dhe shërbejnë vetëm si alibi e kapjes së drejtësisë.
Zbatimi i reformës në drejtësi ka hyrë në rrugën shumë të rrezikshme të antikushtetutshmerisë dhe antiligjit, që demonton shtetin e së drejtës dhe instalon një pushtet të kriminalizuar të antiligjit.
Reforma në drejtësi është e qartë, e zeza mbi të bardhë, në kushtetutën e miratuar me 140 vota në Kuvendin e Shqipërisë dhe duhet zbatuar pa lëvizur asnjë presje.
Çdo devijim nga kushtetuta rrënon reformën në drejtesi e kthen atë në një antireformë dhe provon qartë kapjen nga kryeministri dhe qeveria.
Të huajt, cilido qofshin, nuk mund të sillen si pushtues dhe të bekojnë kapjen e drejtësisë nga kanabisi i kryeministrit. Ka vetëm një kushtetutë, dhe as kuvendi dhe asnjë mision i huaj nuk kanë as më të voglën mundësi ta tjetërsojnë dhe interpretojnë pasi kushtetuta nuk jua jep këtë të drejtë.
Shqipëria është Republikë kushtetuese dhe jo Republikë e kanabisit.
Po, kryeministri, qeveria dhe kushdo tjetër…..që kërkon të shkelet kushtetuta është si ata.
