Nga Albana Vokshi/ Kur do fillojë shkolla në shkollat e përmbytura?

Aktualitet

(Ne Pritje te Njoftimit nga Ministrja Nikolla…)

‎Keto dy dite kam pritur me shume informacion ne lidhje me problematiken e krijuar nga permbytjet ne shume shkolla ne te gjithe vendin. Pervec nje njoftimi krejt te thate te dt 4 dhjetor 2017 ne portalin e Ministrise se Arsimit, Sportit dhe Rinise, askush nuk di c’po ngjet me femijet qe jane ende te braktisur nga shteti, jane ende pa veshje, ilace, ushqime…e pa mundesi per te vazhduar mesimin…

‎Meqenese Ministja hesht, po e kujtojme qe duhet t’i pergjigjet disa pyetjeve per hit te detyrimit te informimit te Publikut dhe te transparences:

1. Ne çfare shkalle janë dëmtuar 27 institucionet arsimore ne vend? Cila eshte pergjegjsia e Ministrise se Arsimit ndaj arsimit parashkollor?? Si eshte situata e shkollave ne te cilat nuk ka filluar mesimi? Sa prej tyre mund te riparohen, sa prej tyre kerkojne rikonstruksion te plote dhe ne sa prej tyre eshte i pamundur rifillimi i procesit mesimor per shkak te demeve te medha te pesuara?
‎2. Sa femije te arsimit parauniversitar, kane nevoje per teskte shkollore dhe mjetet mesimore, prej familjeve qe jane demtuar rende? Sa eshte parashikuar kosto per keto nevoja?
3. A ka nje shifer te sakte MASR dhe kur do te pajisen keta femije me tekste dhe mjete mesimore baze per vijimin normal te vitit shkollor 2017-2018?
‎4. A kemi shifra te perditesuar ne lidhje me kete situate?
Sa prej shkollave rrezikojne te mbyllen per shkak te reshjeve te debores dhe shiut qe priten te fillojne ne kete fundjave?
5. Sa kohe do te marre riparimi i këtyre institucioneve dhe a mund te rihapen ato per kete vit shkollor?
6. Si mendohet te realizohet përmbushja e detyrimeve te planit mesimor edukativ ne keto institucione (pra a a ka nje plan masash se kur do te zëvendësoheni orët e humbura te mesimit);
7. Perse MASR, anulon mesimin ne mbare vendin dhe atje ku nuk ka rrezik per “permbytje” te medha dhe mesimi mund te vijoj normalisht? A eshte kjo paaftesi e qeverise per perballimin e situtave “te tilla te renda”, apo as nuk ka menduar per masa paraprake per situata te tilla te quajtura te jashtezakonshme?

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?