Aktualitet

Edhe LSI kundër hedhjes së shortit për KED: Do të bojkotojmë

KAON

Grupi parlamentar i LSI është kundër hedhjes së shortit të enjten për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili, deklaroi se do ta bojkotojnë mbledhjen sepse procesi nuk varej nga urdhrat e Gramoz Ruçit dhe siç ishte organizuar, procesi ishte nul. Vasili i është drejtuar me një letër, kryetarit të Kuvendit.

Më herët reagoi Partia Demorkatike, e cila nëpërmjet një letre drejtuar Gramoz Ruçit, e cilësonte hedhjen e shortit si antikushtetues dhe se e drejta i takonte Presidentit të Republikës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?