Mazhoranca kalon në Kuvend, Projektbuxhetin 2018

Aktualitet

Në një seancë maratonë mes diskutimesh dhe debatesh të shumta në Kuvend, duke filluar nga ora 10:00 e së enjtes, në orët e para të së premtes, saktësisht rreth orës 02:05 është miratuar në parim projektbuxhetin për vitin 2018. Parlamenti miratoi në parim projektbuxhetin për vitin 2018 me 75 vota pro të mazhorancë dhe 47 vota kundër të opozitës dhe 17 deputetë abstenuan.

Kujtojmë që, votimi në parim i projektbuxhetit kaloi në akuzat të shumta mes pozitës dhe opozitës, nga ku kryetari i PD Lulzim Basha kanë kërkuar mos votimin në parim të këtij projektbuxheti pasi sipas tij favorizon pastrimin e parave të bandave dhe të hashashit.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi projektbuxhetin për vitin 2018 u shpreh se parashikimet janë që në 2018 do të ketë një rritje ekonomike prej 4% dhe treguesit ekonomikë flasin për një “klimë” të mirë për vitin 2018.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?