Nga Edon Kuqi/ A është kjo Shqipëria që duam?!

Analize Shkrime

Kjo eshte nje pyetje qe vitet e fundit po na mundon se shumti. Sot teksa po shikoja punimet e kuvendit me vinte te qeshja dhe qaja njekohesisht kur shikoja nje kryeminister i cili me shume me ngjante me nje kloun cirku se me numrin nje te ekzekutivit. Ai nuk eshte kryeminister,po po Edi Rama mund te jete shume çka por kryeminister JO. Fliste me nje arrogance neveritese dhe nderronte teme cdo moment,nuk i pelqente kur flitej per krimin dhe drogen,per varferine dhe papunesine,nuk i pelqente kur i flisje per Shqiperine e vertete.

Dilte aty me nje paftyresi neveritese dhe kerkonte tu bente lavazh truri qytetarve shqiptare e tu tregonte Shqiperine imagjinare ku gjitheçka funsionon sic duhet,nje Shqiperi qe nuk ekziston ne realitet. Sot te gjithe e dime se Shqiperia per fat te keq eshte nje vend i pajetueshem dhe kte na i tregojne shifrat e Bashkimit Europian kur per 4 vite vazhdojme te mbajme vendin e dyte si azilante ne portat e Europes duke pasur para vetem Sirine. Te gjithe mediat e huaja flasin per ne per jo per ato qe do donim ne,flasin per nje Shqiperi hambar droge e fole krimi,flasin per klane mafioze te lidhura me qeverine dhe policine,flasin per nje Shqiperi qe perben rrezik serioz per Europen.

Media italiane pak dite me pare na i perplasi ne fytyre reportazhin ku shihej qarte mjerimi qe ka kapluar zonat e veriut,ku femijet ne vend te çantes se librave mbanin krom,ku femijet luftojne me dimrin dhe lodhjen per te mbijetuar dhe vdesin duke punuar ashtu te vetem ne mjerim. Te gjithe ne e dime kete fakt ashtu sc e dine dhe “Mediat e kazanit” por asnjera nuk vajti nje dite atje sepse shumica jane blere nga qeveria ndersa te tjeret zvarriten si krimb e nuk guxojne te flasin. Sot ne Shqiperi denohet me burg e madje vdes ne burg ai i pamunduri qe nuk ka mese ta paguaje faturen e energjise nderkohe qe ministrit te brendeshem nuk i hyn gjembe ne kembe dhe pse eshte koke e kembe i lidhur me krimin,dhe pse i gjenden mbi 800 mije Euro dhe pse e ka te shkruar ne balle se eshte fajtor.

Ne kte Shqiperi nje ambasador tallet me ne duke na treguar peshqit nderkohe qe me nje paftyresi flet para vete “Peshkaqenit”. Ne kte Shqiperi te rinjte jane te papune dhe te pa shprese,ku universiteti shteteor renditet i fundit sepse qeveria mbeshtet dhe promovon privatin. Ne kte Shqiperi nje 16 vjecar qe punon ne arat e kanabisit burgoset e quhet kriminel nderkohe qe ai qe e puneson shetit i kollarisur me mandat politikani dhe behet i padukshem per ne permes xhamave te zi te nje Mercedezi te blinduar. Ne kte Shqiperi kryeministri eshte nje kloun qe per fat te keq e ka kthyer gjithe Shqiperine ne cirkun e tij personal. Ne kte Shqiperi flitet per investime te medha nderkohe qe varferia eshte ulur ne cdo sofer,flitet per parajse nderkohe qe ne te thjeshtet e ketij vendi po jetojme ferrin.

Ne kte Shqiperi per 5 vite u premtua shume dhe nuk u be asgje,u premtua Rilindje por u zbatua vetem ne Rilindjen e diktatures dhe terrorit komunist,u premtua Shqiperia qe duam ne por realiteti tregon se po aplikon Shqiperine qe do ti Edi Rama,dhe mua natyrshem me lind e drejta qe tu bej nje pyetje,atyre te thjeshteve si une se a eshte kjo Shqiperia qe duam ne?!