Basha/ Shtet -karteli i drogës-ekonomia kriminale

Aktualitet

Kreu Lulzim basha ka mbajtur një deklaratë për mediat. Duke folur para gazetarëve Basha u shpreh se projekti 1 miliardësh i qeverisë për buxhetin e 2018 është thjeshtë pastrim i parave të krimit dhe drogës.

‘Është krijuar 3-këndëshi, shtet kriminal-karteli i drogës-ekonomia kriminale. Oligarkët po pastrojnë paratë dhe trafikantë që blejnë bizneset’, tha Basha.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Nuk është më kultivimi i kanabisit veprimtaria kryesore. Fusha e parë është trafiku i heroinë dhe kokainë dhe e dyta kafshimi i ekonomisë shqiptare, dmth krimi po zhvendoset në ndërtim, në Bankat e Shqipërisë

Pra nga malet e fushët po zhvendoset në sheshet e Shqipërisë dhe të famshmin projekt 1 miliard euro të Edi Ramës. Një biznes që fërgon peshq nga peshkatari i zonës, nëse kalon xhiron 2 milionë lekë, duhet të paguajë peshq.

Kurse baronët e drogës si Balili nuk do paguajnë tatim fitimi. Tek ai biznesi i vogël që fërgon peshkun, pra do paguash 20% TVSH, Kurse të hash aragostën apo ngjalën tek Santa Quaranta s’ka taksa.

Ja çfarë po bën, pasi e mbushi Shqipërinë me drogë, pasi e zhyti në kolap financiar, pasi fukarenjtë e shesin drogën sot më lirë se çaji.

Gjithçka tregon se ky do të jetë buxhet i rrënimit të shqiptarëve. Bëni një kërkim modest dhe do kuptoni se në gjithë botën për pastrim parash janë ndërtimet. Projekti 1 miliard euro i koncesioneve nuk është vetëm pastrim parash në ekonominë private por edhe publike, se aty do pastrohen paratë pa tender pa konkurrencë do tu jepen disa kompanive që do të pastrojnë paratë e drogës

Mbani shënim: Buxhetin e shkollave të Tiranës mund të ndërtosh 30 shkolla pse do të ndërtohen 14? Pse se me këtë projekt shqiptarët do të paguajnë dyfish çmimin e rrugës, qiranë e borxhit, do të zhyten në mjerin, banorët e drogës oligarkët e Ramës do ti nxjerrin partë nga skutat ku i kanë futur dhe do ti qarkullojnë lirisht.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments