Nga Sokrat Turtulli/ Disa veçori dalluese të shqiptarit, kandidat për në BE.

Aktualitet

-Shumica rrijne gjithe diten ne lloto, dhe shajne Qeverine.
-Kthejne koken pas kur kalon nje femer e bukur.
-Shajne ne kor me fjalet nga me te pista gjyqtarin ne stadium.
-Nuk vendosin te ndenjurat ne stolat e stadiumit, por kembet, duke ngrene fara.
-Vajzat 13-vjecare, nuk dallojne nga ato 30 vjecare.
-Shkojne ne shkolle me mini dhe me kepuce me taka mundesisht mbi 18cm.
-Nuk zbatojne ligjet e vendit te tyre, dhe jane robin te ligjit ne shtetet e huaja.
-Shajne kryetaret e partive s’i t’ju teket.
-Perdorin makina nga me te shtrenjtat, dhe celulare mundesisht sa me te madh.
-Shkojne per te marre buken ne lagje me makine.
-Grumbullohen te gjithe ne kuriozitet nese ndodh nje incident, edhe kur kercet kallashi
-Degjojne perdite ne autobuz trinomin-leket-biletat-abonete.
-Asnjeri nuk shikon punen e tij, por te tjetrit.
-Kane nga 3 pashaporta, me tre emra, dhe shume mbiemra.
-Qe ne pike te mengjesit hajne mish ne hell dhe pijne birre.
-Rrijne shumicen e kohes ne lokal, dhe ankohen per krize.
-Eshte gati t’ju shembet catia nga debora, dhe dalin ne tv duke share kryekomunarin dhe qeverine, se po i ze debora brenda.
-Mesojne femijet e tyre se si duhet te jene trima dhe mos i mundi asnje ne klas, lagje, pallat, dhe kjo mundesisht te arrihet duke ia thyer hundet femijes kundershtar.
-Nxitojne me shpejtesi sketerre ne rruge me makina, dhe harrojne se nxitojne drejt vdekjes.
-Nese policia iu kerkon te identifikohen, kane ne maje te gjuhes pergjigjen: t’a tregoj une ty, dhe fap bejne sikur flasin ne telefon me shefin e policit.
-Nuk pranojne qe tjetri te jete me i zgjuar se vetja e tij.
-Nuk kane shtepi, as mjete jetese, por ne cdo ballkon shikon antena satelitore.
-Genjehen me nje kg miell, dy pako makarona te gjata(kastravecin kane ngrene gjithmone ne fakt, por edhe ai na doli me semundje), dhe te japin voten si familje.
-Zilepsen ne kulm kur shoku ose shoqja e tij, kane nga nje te dashur me teper.
-Perzejne plehrat nga vendi i tyre, dhe pranojne helmet e vendeve te tjera.
-Ziejne raki, dhe me shume raki bie ne gote se ne kove.

-Hipin ne autobuz andej nga zbritet, dhe zbresin nga hipet. Nuk e besoni? Shikoni foton me poshte:

Fotografia e Sokrat Turtulli

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?