SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Basha: Qeveria e narkotrafikut, dy standarde për drejtësinë

Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë së Edi Ramës, pasi mbrojti Saimir Tahirin nga arrestimi për akuzat e ngritura ndaj tij, si trafik droge dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.

‘24 deputetëve Kuvendi i Shqipërisë i ka hequr mandatin.

Detyra e parlamentit është vetëm ti hapë rrugë drejtësisë, deri më sot.

Rama e Tahiri kanë dy standarde për drejtësinë, një për vete e një për qytetarët e thjeshtë’, tha Basha.

. Është hera e parë që kuvendi refuzon t’i heqë imunditeitn një deputetit. Iu është hequr edhe zyrtarëve më të lartë, iu është hequr më akuzua më të rënda por madje edhe për akuza më të lehta dhe qesharake. Të gjitha legjislarurat e mëparshmë kanë zbatuar ligjin se pushtet janë të ndara. Sot ky kuvend u kthye në vulën e narko -shtetit Rama-Tahiri.

Dy vjet me parë  në orën 1 të natës. Ata e kanë kontrolluar shtëpinë  dhe më parë e morrën zvarrë një burrë dhe e mbajnë pa avokat tre ditë në në fund e akzuan për “shpërdorim detyre”. Vetëm dhe vetëm se tregoi që bandat  punonin me Saimir Tahirin. Sot ai jeton në Zvicër me azil,  kjo është qeveria që bën  Edi Rama.  Një tjetër u çua në vetëvrasje për një cigare hashashi.  Ndërsa Tahiri merrte 30 mijë euro për transport. Merrte 15 mijë euro diamntë . Dy krye familjarë u vranë se nuk paguanin dot energjinë ekeltrike. Zela  u vetëvar për një borxh prej 3200 lekësh për  mospagesë të faturës ndaj OSHEE-së. Ky është shteti yt mafioz që dhunontë varfërit dhe mbron kriminelët. Para dy ditësh në Tiranë në një restorat në dy tavolina  ishin deputet dhe ministra socialist.  Për cudinë e tyre, por jo të timen, dy tavolina te vetme të zënë të lokalit kishin në krye socialistë, njëri pinte puro të shtrenjta kubane dhe konjak të shtrenjtë, dhe tjetri me verë që kushton me shtrenjtë se rroga minimale. Dy deputetë rrogtarë që nuk e kishin parë këtë luks, sot jetojnë si sheikë, kjo është e vërtetë e shtetit tënd.

Sot me këtë votë i keni dhënë mbrojtje vetes suaj, kjo është një votë dëshpërimi paniku,  dhe që nuk çliruat  dot nga interest e shumta personale.  Kjo qeveri ka rënë është de fakto  e rënë.”, u shpreh Basha

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?