Basha: I turpëruar që jam në Kuvendin që drejtohet nga pjesë të asaj klike kriminale

Aktualitet

Lulzim Basha, deklaroi sot nga salla e Kuvendit se ndihej “i turpëruar” që edhe pas 70 vjetësh, ishte ende në një Kuvend që drejtohet nga pjesë të asaj klike kriminale. Ndaj, PD-ja ishte e vendosur të ndërmerrte një nismë për barbaritë e komunizimit me qëllim që ato të mos përsëriteshin më.

Kujtojmë se seanca e sotme e Kuvendit, seanca pëkujtimore ku ishin ftuar familjarë të deputetëve opozitarë të vrarë nga Enver Hoxha dhe familje të ish-të persekutuarve politikë, nuk u drejtua nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

JA FJALA E Z. LULZIM BASHA SOT NE KUVEND:

“70 vjet më parë, regjimi barbar i Enver Hoxhës pushkatoi grupin e fundit të deputetëve opozitarë që kishin mbetur në këtë sallë. I vrau sepse mendonin ndryshe dhe nuk u pajtuan me vdekjen e pluralizmit. Grupi i deputetëve dhe me dhejtra bashkëbvuajtës të tyre ishin ata që nuk iu bashkuan klikës së dhunshme komuniste. Para tyre ishin burgosur dhe dhunuar elitë: inxhinjerë, profesionistë të shkëlqyer. U dënuan pa gjyq ose me gjyqe farsë. U vranë në emër të popullit me moton “Drejtësia është nder i partisë”. Eliminimi i tyre varrosi çdo lloj lirie politike në Shqipëri dhe çdo lloj desidence.

Pas tyre, salla e të ashtuquajturit Kuvendi  Popullor u mbush me kriminelë dhe gjakatarë e shërbëtorë të pushtetit personal të Enver Hoxhës….

Sot une ndjehem fajtor, si deputet, politikan, kryetar i PD se ne kemi lene shumecka per gati tre dekada per te denuar komunizmin, per te penguar eksponente e larte komuniste dhe autoret e krimeve te komunizimit te mos ndikojne me ne jeten shoqerore te evndit. Une ndjehem i turperuar qe pas 70 vjetesh jam ne nje Kuvend qe drejtohet nga ajo pjes ee asja klike kriminale dhe qe ky vend te kete ende ne krye te institucioneve, njerez te mesuar nga Enver Hoxha. Duhet t’i presim rrugen, drejtimit te vendit nga drejtues te atij sistemi. Do te kerkojme qe te perfshihet nje fond per botimin e historive kriminale te komunizmit ne shkolla, ne banka, ne cfo familje shqiptare; te mbeshtesim studiuesit dhe historianet qe te zbardhin historine e zeze te komunizmit. Historia e zeze e dikattures nuk duhet te perseritet. ta ndalojme me cdo kusht dhe em cdo cmim!”

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments