SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Fatos Nano injoron Gardën. VIDEO

Ish-kryeministri Fatos Nano nuk është lejuar që të parkojë makinën e tij pranë stadiumit ‘Loro Boriçi’ ku kishte mbërritur për të parë ndeshjen mes Shqipërisë e Italisë, aty ku ishte makina e Presidentit Meta dhe kryeministrit Rama.

Fatos Nano e drejtonte vetë mjetin e tij. Ndërsa parkoi pranë stadiumit garda i kërkoi ta lëvizë makinën. “Unë jam Fatos Nano” i ka thënë pronari i Maseratit, që prej 2005 është tërhequr nga jeta publike. “Të njoh, por nuk lejohet” raporton Panorama për fjalët e gardistit. Por në video Fatos Nano duket që parkon serbes, pa i dhënë llogari kujt.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?