Basha: Ja ku i shpenzon paratë e shqiptarëve Rama
Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratës së bërë ditën e sotme nga ana e ambasadorit Donald Lu.
Basha ka sqaruar se ku i shpenzon paratë kryeministri i vendit Edi Rama.
Sipas Bashës, paratë që qeveria shqiptare duhet të shpenzojë për librat e nxënësve, Rama i harxhon për bileta avioni dhe orendi zyrash.
Ja postimi i Bashës në Facebook:
Ambasadori ka të drejtë në mesazhin për të rinjtë: ” Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia. Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju.”
Ndërsa përgjigja për pyetjen që çdo shqiptar duhet t’i bëjë qeverisë, kur ajo refuzon të paguajë librat shkollorë nga buxheti, është e thjeshtë:
Vetëm për gjysmën e parë të vitit, qeveria shpenzoi:
1. Për bileta/udhëtime rreth 2 milionë dolllarë.
2. Për Orendi/rikonstruksion zyrash: rreth 14 milionë dollarë.
Kaq pará janë të mjaftueshme për të siguruar librat shkollorë për të gjithë nxënësit e Shqipërisë.
Ashtu sic ka premtuar, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend propozimin për të financuar nga Buxheti librat e shkollës për të gjithë fëmijët e Shqipërisë.
